KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Paralajmërimet që Lojërat Mesdhetare mund të dështojnë se zmbrapsin Komunën nga “Ulpiana 2030”

Paralajmërimet që Lojërat Mesdhetare mund të dështojnë se zmbrapsin Komunën nga “Ulpiana 2030”

Ndonëse kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar disa herë që ka pranuar emaile nga ICMG që Lojërat Mesdhetare mund të dështojnë për shkak se Kosova nuk ka kryer detyrimet financiare, planifikimet për ndërtimin e banesave kolektive e parkingut në Ulpianë po vazhdojnë. Banorët e kundërshtojnë projektin, e opozita nuk kursen kritikat për kryetarin.

Kjo hapësirë që zakonisht shfrytëzohet nga qytetarët po synohet të kthehet në parking e banesa kolektive në Ulpianë.

Këtë ka planifikuar Komuna e Prishtinës si projekt për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Ndonëse këto të fundit, vet kryetari Rama po paralajmëron që mund të anulohen, nga projekti s’po heq dorë.

Madje u takua edhe me banorët të cilët i bën me dije që e kundërshtojnë këtë projekt.

“Është krim me ndërtu këtu unë jam rrit në këtë lagje kjo është ikon është krim nuk do e lejojmë asnjë ndërtim që e prish këtë lagje kaq të vjetër”.

E, Drita Hajdari nga Këshilli i lagjes përmes telefonit i tha televizionit që nuk ka asnjë marrëveshje me kryetarin për këtë projekt.

Madje së shpejti do të nënshkruhet edhe një peticion kundër ndërtimit të banesës e të parkingut.

Kundër këtij projekti janë edhe Lëvizja Vetëvendosje në kryeqytet.

Gëzim Sveçla shef i asamblistëve nuk kurseu kritikat për kryetarin Rama.

“Manipulim tipik, manipulim klasik i atij që tashmë jemi mësu me manipulimet e tij me Përparim Ramën. Ai projekt s’ka të bëj fare me lojërat mesdhetare këtë e ka thënë edhe ministria përderisa banorët janë kundër projektit, ai s’është i nevojshëm për këto lojëra i bie që është kryekëput i Përparim Ramës dhe miqve të tij”, ka theksuar Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të VV-së.

Sveçla foli edhe për seancën e ardhshme të kuvendit komunal.

“Ne në seancën e radhës që mbahet me 30 nëntor do ta propozojmë që si pikë e rendit të ditës të futet edhe anulimi i vendimit që është marr në seancën e jashtëzakonshme”, ka theksuar ai.

Dukagjini ka provuar të marr një qëndrim edhe nga Komuna e Prishtinës rreth këtij projekti dhe planifikimeve tutje por të njëjti as pas tre ditësh nuk kanë kthyer përgjigje.

Njësoj kanë vepruar edhe nga Ministria e Rinisë e Sportit të cilët nuk treguan nëse kanë pranuar ndonjë njoftim nga ICMG.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.