Angazhimi për shuarjen e zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sferkë po vazhdon edhe gjatë ditës së sotme.
Kompanisë së Mbeturinave “Ambienti” Sh.A. ka bërë të ditur se ekipet e saj janë duke punuar pa ndërprerje në terren, me angazhim të plotë të kapaciteteve njerëzore dhe teknike.
Sipas njoftimit, në këtë proces po shfrytëzohen të gjitha kapacitetet në dispozicion, me qëllim të përfundimit të punimeve dhe eliminimit të plotë të zjarrit.
Kompania ka bërë të ditur se angazhimi i ekipeve do të vazhdojë deri në shuarjen e plotë të zjarrit në këtë deponi.
IndeksOnline gjatë ditës së sotme ka publikuar pamje nga gjendjen e deponisë.
Burimi: indeksonline.net ↗

