KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Flick shpërthen ndaj gjyqtarëve, por e lavdëron Barcelonën: Përmbysja ishte e pabesueshme

Flick shpërthen ndaj gjyqtarëve, por e lavdëron Barcelonën: Përmbysja ishte e pabesueshme

Hansi Flick ka përjetuar emocione të përziera pas fitores së Barcelonës ndaj Villarrealit.

Trajneri gjerman e vlerësoi lart karakterin e skuadrës për përmbysjen nga 0-2 në 3-2, por një pjesë të deklaratave ia kushtoi pakënaqësisë me gjykimin e Alejandro Hernández Hernández.

“Jam i kënaqur me gjyqtarët në përgjithësi, por jo me të”, deklaroi Flick, duke kritikuar edhe gjyqtarin e katërt për mënyrën se si kishte monitoruar vazhdimisht bankinën e Barcelonës. Ai u ankua se nuk kishte pasur komunikim të duhur dhe se situatat e ndeshjes kishin qenë në dëm të ekipit të tij.

Pavarësisht kësaj, Flick theksoi se Barcelona duhej të përqendrohej te loja e saj.

Ai e pranoi se skuadra i bëri gabime në dy golat e parë të Villarrealit, por reagimi pas disavantazhit ishte në nivel shumë të lartë.

Trajneri gjerman pati fjalë të veçanta edhe për Gerard Martínin, autor të njërit prej golave, si dhe për paraqitjen e Eric Garcias dhe Cancelos.

Për Gerard Martínin tha se është gjithmonë i gatshëm dhe se zhvillimi e ndikimi i tij në ekip janë të jashtëzakonshëm. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.