Vaduz ka marrë një pikë të madhe në udhëtim te Lausanne-Sport, në kuadër të xhiros së 14-të në elitën e futbollit zviceran.
Më meritori për pikën e mysafirëve ishte padyshim lojtari më i ri i Kosovës, Lutfi Dalipi.
Ylli nga Presheva zhvilloi një tjetër paraqitje vendimtare, ku faktikisht edhe shënoi në barazimin 2-2.
Pas asistimit të Djokic, Dalipi me një goditje të bukur e mposhti portierin vendas (78’).
“Sofascore” e vlerësoi me notën më të lartë 8.9 edhe pasi edhe fitoi 13 duele si dhe kompletoi katër driblime në proces.
Për të, ky është goli i gjashtë në kampionatin zviceran ndërsa ka të kompletuar edhe nëntë asistime në proces.
Kujtojmë, Dalipi e zgjodhi Kosovën në muajin nëntor ndërsa do të jetë në dispozicionin e Franco Fodas menjëherë në muajin mars, kur të nisin kualifikueset për Kampionatin Evropian “Euro 2028”./Telegrafi/

