Regjisori i njohur amerikan, Quentin Tarantino, dhe bashkëshortja e tij, Daniella Pick Tarantino, kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të tretë.
Lajmin e ka konfirmuar përfaqësuesi i çiftit për revistën “People”, duke bërë të ditur se bëhet fjalë për një djalë, transmeton IndeksOnline.
“Quentin Tarantino dhe bashkëshortja e tij, Daniella Pick Tarantino, janë jashtëzakonisht të lumtur të njoftojnë lindjen e fëmijës së tyre të tretë, një djalë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Çifti tashmë janë prindër edhe të dy fëmijëve të tjerë, djalit Leo, gjashtëvjeçar, dhe vajzës Adriana, katërvjeçare.
Tarantino, 63-vjeçar, dhe Daniella, 43-vjeçare, u njohën në vitin 2009, ndërsa pas disa vitesh lidhjeje u ndanë. Ata e rikthyen romancën në vitin 2016, u fejuan në vitin 2017 dhe kurorëzuan dashurinë me martesë në vitin 2018.
Lajmi për ardhjen në jetë të fëmijës së tretë është bërë publik këtë të diel, më 22 nëntor./IndeksOnline/

