Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar procedurë kundër një burri 55-vjeçar të dyshuar për vepër penale “Dëmtim të pronës”, njoftojnë nga Prokuroria.
“Më 11 janar, i dyshuari, nga urrejtja, dëmtoi derën hyrëse të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë, duke thyer xhamin e derës me një gur dhe menjëherë iku në drejtim të panjohur.
Prokurori publik propozoi që gjyqtari i procedurës paraprake të caktojë masën e paraburgimit kundër të dyshuarit, sepse ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik ikjeje dhe rrethana që justifikojnë frikën se i dyshuari do ta përsërisë veprën penale”, thuhet në njoftimin e PTHP-së./Telegrafi/