KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Tirana dështon në Vorë, humbet mundësinë për t’u afruar me kreun

Tirana dështon në Vorë, humbet mundësinë për t’u afruar me kreun

Java e 12-të e Abissnet Superiores mbyllet me një barazim pa gola mes Vorës dhe Tiranës, ku u shoqëruan me nga një pikë për secilën skuadër, që ruajnë pozicionet në dy zonat e renditjes.

Vlora dhe Tirana u ndanë në barazimin 0-0 në një përballje të luftuar, por me pak hapësira dhe raste të pastra shënimi, duke u detyruar të kënaqen me nga një pikë. 

Ky rezultat nuk ndryshon pozicionet e dy skuadrave në renditje, por lë gjithçka të hapur në garën për objektivat e sezonit, shkruan Top Channel.

Pas 12 javësh, Tirana ngjitet në kuotën e 16 pikëve, me bilancin e 4 fitoreve, 4 barazimeve dhe 4 humbjeve, si dhe golavarazhin 15:15.

Bardheblutë mbajnë vendin e gjashtë, në kufirin e zonës së “Championship Round”, vetëm një pikë larg Skënderbeut, AF Elbasanit dhe Dinamo City, që ndajnë vendet 3–5 me nga 17 pikë.

Ndërkohë, Vora shkon në 13 pikë, pas 3 fitoreve, 4 barazimeve dhe 5 humbjeve, me golavarazhin 13:21.

Skuadra vendase qëndron në vendin e tetë, dy pikë pas Vllaznisë së vendit të shtatë dhe dy pikë përpara Laçit, që renditet e nënta me 11 pikë. Në fund të tabelës mbetet Partizani me 10 pikë.

Kështu, me duelin Vora-Tirana që përfundoi pa fitues, u mbyll edhe java e 12-të e kampionatit, duke lënë garën të hapur si për zonën e sipërme, ashtu edhe për mbijetesën.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.