KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Spalletti vlerëson Zhegrovën pas paraqitjes ndaj Venezias: Ka momente brilante, por duhet të jetë më konstant

Spalletti vlerëson Zhegrovën pas paraqitjes ndaj Venezias: Ka momente brilante, por duhet të jetë më konstant

Edon Zhegrova vazhdon të tregojë cilësitë e tij te Juventusi. Sulmuesi kosovar ishte ndër protagonistët e fitores bindëse 4-0 ndaj Venezias, ku kontribuoi edhe me një asist në golin e shënuar nga Cabal.

Kjo ndeshje shënoi një moment të veçantë për Zhegrovën, pasi për herë të parë që nga transferimi te Juventusi, ai arriti të luante të gjitha 90 minutat e takimit, shkruan Indeksonline

Pas ndeshjes, trajneri Luciano Spalletti foli për cilësitë e futbollistit kosovar, duke vlerësuar teknikën dhe aftësinë e tij për të krijuar momente vendimtare, por duke theksuar se nga ai kërkohet më shumë vazhdimësi gjatë lojës.

“Zhegrova është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ka një këmbë të majtë fantastike dhe është në gjendje të bëjë diferencën. Ai prodhon momente brilante, të cilat ndonjëherë as vetë nuk arrin t’i shpjegojë.

View this post on Instagram

A post shared by LIG Sport (@ligsport)

A post shared by LIG Sport (@ligsport)

Megjithatë, ndonjëherë kalon periudha kur nuk është shumë i përfshirë në lojë. Duhet të jetë vazhdimisht aktiv dhe i pranishëm në ndeshje. Nuk mund të mbështetesh vetëm te dy momente brilante dhe pastaj të mos japësh asgjë tjetër”, deklaroi Spalletti.

Fjalët e trajnerit italian tregojnë se pritshmëritë ndaj Zhegrovës janë të larta. Cilësitë individuale të reprezentuesit të Kosovës nuk vihen në dyshim, por sfida e tij tashmë është që talentin dhe momentet e shkëlqimit t’i shndërrojë në paraqitje të qëndrueshme përgjatë gjithë ndeshjes.

90 minutat ndaj Venezias dhe asistimi për Cabal-in mund të jenë një hap i rëndësishëm në këtë drejtim./Indeksonline/

🚨🎙️ Spalletti:

"Zhegrova is an incredible player. He has a wicked left foot and can make the difference. He produces moments of brilliance that even he can't explain.

However, sometimes he goes through spells where he drops off. He needs to be consistently involved in the… pic.twitter.com/K4c3zkft0N

— Forza Juve | 𝑒𝑛. (@theFJEN) November 22, 2026

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.