KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Irani sulmon dy bazat amerikane, godet sistemet patriot në Bahrein, zbulohet arsenali i ri

Irani sulmon dy bazat amerikane, godet sistemet patriot në Bahrein, zbulohet arsenali i ri

Irani pretendon se ka goditur radarët e sistemeve amerikane të mbrojtjes ajrore Patriot në Bahrejn. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Garda Revolucionare iraniane, sipas së cilës, sulmet kanë shënjestruar bazat amerikane Sheikh Isa dhe Al-Jufair.

Teherani e cilëson operacionin si kundërpërgjigje ndaj shkeljes së hapësirës ajrore iraniane nga dy dronë amerikanë, të tipit MQ-1 dhe MQ-9.

Ndërkohë, autoritetet e Bahrejnit raportuan një zjarr në një zonë industriale civile, të shkaktuar, sipas tyre, nga një sulm iranian. Më herët, popullsia ishte paralajmëruar për një kërcënim të mundshëm.

Tensionet janë shtuar edhe në Ngushticën e Hormuzit, ku agjencia britanike e sigurisë detare UKMTO raportoi se dy cisterna nafte janë goditur. Sipas të dhënave paraprake, nuk ka persona të lënduar. Irani ka prezantuar një bazë të re raketore dhe një sistem lëshimi të dyfishtë, të aftë për të lëshuar njëkohësisht dy raketa me karburant të lëngshëm, ndërsa sipas agjencisë shtetërore IRIB, arsenali i ri përfshin raketa me rreze më të gjatë veprimi, saktësi të shtuar dhe sisteme udhëzimi të pavarura nga GPS-i.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.