KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mjekët e papunë mbajnë protestë simbolike, ofrojnë shërbime falas në sheshin “Skënderbeu”

Mjekët e papunë mbajnë protestë simbolike, ofrojnë shërbime falas në sheshin “Skënderbeu”

Mjekët e papunë kanë organizuar një protestë simbolike para institucioneve të Kosovës, përmes së cilës kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me papunësinë, mungesën e mundësive për punësim dhe vështirësitë me të cilat po përballen profesionistët shëndetësorë.

Përveç protestës, ata kanë ofruar edhe shërbime falas për qytetarët në sheshin “Skënderbeu”, duke përcjellë mesazhin se, pavarësisht mungesës së vendeve të punës, janë të gatshëm të kontribuojnë në shëndetin e qytetarëve, raporton IndeksOnline.

Përmes pankartave të vendosura në hyrje të institucioneve, mjekët kanë shpalosur disa nga kërkesat dhe mesazhet e tyre, ndër të cilat: “Kosova ka nevojë për mjekët e saj!”, “Për vend pune protestoj se Kosovën nuk e lëshoj!”, “Mbi 6 vite studime, për të mbetur pa punë.”, “Ministër, mos na injoro!”, “Mjekësia familjare meriton investim, jo injorim!”, “Nuk na rriti nana me humb në dhe të huaj”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.