Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ja uruar Ditën e Alfabetit.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu përkujtoi 22 nëntorin e vitit 1908, kur në Kongresin e Manastirit, përfaqësues të trevave shqiptare dhe të mërgatës, me besime e të folme të ndryshme, arritën marrëveshjen që i hapi rrugë alfabetit të përbashkët të gjuhës shqipe.
“Ishin rilindas që nuk mendonin njësoj, por që e vendosën gjuhën dhe interesin kombëtar mbi çdo dallim. Sot, një fëmijë në Gjilan dhe një tjetër në Korçë i mësojnë shkronjat e para të shqipes, ashtu siç i mësojnë edhe fëmijët shqiptarë në Zvicër, Gjermani, Amerikë e kudo në mërgatë”.
“Gjuha shqipe është pasuria që na bashkon, dhe mësuesit janë ata që me punën e tyre e mbajnë gjallë dhe e përcjellin ndër breza. Të gjithë mësuesve u uroj punë të mbarë dhe suksese!”, ka shkruar ajo.

