Policia e Shqipërtisë ka proceduar penalisht 10 persona për veprime të kundërligjshme gjatë protestës të zhvilluar gjatë së shtunës në Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë shqiptare, përveç procedimeve penale, janë vendosur edhe 13 masa administrative për veprime të kundërligjshme.
“Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 13 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, sipas njoftimit, hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në incidentet e regjistruara gjatë protestës.
Burimi: klankosova.tv ↗

