KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

2 orë e 30 minuta tension në Libohovë: 40-vjeçari kërcënon gruan me armë zjarri

2 orë e 30 minuta tension në Libohovë: 40-vjeçari kërcënon gruan me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Libohovë, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë.

Një 40-vjeçar është arrestuar pasi ka kërcënuar bashkëshorten e tij se do ta vriste me armë zjarri automatike, ndërsa gjatë largimit ka qëlluar disa herë në ajër, transmeton IndeksOnline.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta mes çiftit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja” ndërhynë menjëherë për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.

Pas rreth 2 orësh e 30 minutash negociatash me Policinë, u bë i mundur neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i 40-vjeçarit.

Gjatë ndërhyrjes, Policia sekuestroi një armë zjarri automatike, e cila kishte fishekë në folenë e fishekut, si dhe një krehër me municionin përkatës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.