KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tiranë, procedohen penalisht 10 persona pas tubimit të djeshëm

Tiranë, procedohen penalisht 10 persona pas tubimit të djeshëm

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 10 shtetas për veprime të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, procedimet janë kryer pas veprimeve hetimore dhe procedurale të zhvilluara nga strukturat policore, nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të përfshirë në incidentet gjatë protestës, transmeton IndeksOnline.

Ndërkohë, janë plotësuar edhe 13 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në to.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.