Këngëtarja e njohur amerikane Miley Cyrus është martuar me partnerin e saj prej katër vitesh, bateristin Maxx Morando, në një ceremoni private të organizuar në Palm Springs, Kaliforni.
Fotot e publikuara nga ceremonia tregojnë se çifti ka kurorëzuar dashurinë pranë një pishine, nën një hark të zbukuruar me lule të bardha.
Në dasmë kanë qenë të pranishëm edhe familjarë të këngëtares, mes tyre nëna e saj, Tish Cyrus, dhe motra Noah Cyrus, raportojnë mediat amerikane.
Fituesja e çmimit Grammy dhe aktorja e njohur për rolin e saj si Hannah Montana kishte zgjedhur një fustan të bardhë për këtë ditë të veçantë.
Cyrus e kishte konfirmuar fejesën me Morandon gjatë një interviste për emisionin televiziv amerikan “Good Morning America” vitin e kaluar.

