KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Billy Ray Cyrus shfaqet krah vajzës Miley në dasmë, pajtimi i tyre pas konfliktit familjar merr vëmendje

Billy Ray Cyrus shfaqet krah vajzës Miley në dasmë, pajtimi i tyre pas konfliktit familjar merr vëmendje

Billy Ray Cyrus ishte mes personave më të emocionuar në dasmën e vajzës së tij, Miley Cyrus.

Këngëtari 65-vjeçar u shfaq krah saj në disa fotografi familjare, gjatë ceremonisë ku ajo kurorëzoi dashurinë me muzikantin Maxx Morando.

Në fotografitë e siguruara nga DailyMail, babë e bijë shihen duke ndarë momente të afërta dhe plot buzëqeshje.

Miley madje shihet duke bërë shaka me të atin, ndërsa ai pozon pranë saj. Në fotografitë familjare ishin gjithashtu bashkëshorti i ri i këngëtares, Maxx, e dashura e përfolur e Billy Ray-t, Elizabeth Hurley, dhe djali i saj, Damian.

Kjo paraqitje merr një domethënie të veçantë, pasi marrëdhënia mes Miley-t dhe të atit thuhet se kishte kaluar një periudhë të vështirë, pas përçarjes familjare që pasoi divorcin e Billy Ray dhe Tish Cyrus në vitin 2022, pas 28 vitesh martesë.

Megjithatë, raportimet sugjerojnë se raportet mes tyre nisën të përmirësoheshin vitin e kaluar.

Në dasmë ishte e pranishme edhe nëna e Miley-t, Tish Cyrus, së bashku me bashkëshortin e saj Dominic Purcell, me të cilin u martua në vitin 2023.

Të dy prindërit e këngëtares ishin ulur në rreshtin e parë, së bashku me familjarë të tjerë, mes tyre motrat Noah dhe Brandi.

Ndërkohë, Elizabeth Hurley u shfaq me një fustan të zi me dantellë dhe një të çarë të lartë në këmbë.

Prania e saj krah Billy Ray-t vjen pas spekulimeve për një fejesë të mundshme mes tyre, të nxitura nga një unazë diamanti që aktorja publikoi në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.