KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Kosova është përzënë nga tavolinat ndërkombëtare”, Ramadani: Askush nuk po merret me ne

“Kosova është përzënë nga tavolinat ndërkombëtare”, Ramadani: Askush nuk po merret me ne

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka deklaruar se Kosova është lënë anash në proceset dhe forumet ndërkombëtare ku diskutohen çështjet e Ballkanit Perëndimor, duke vlerësuar se vendi nuk po trajtohet si aktor serioz dhe kredibil në arenën ndërkombëtare.

Në një intervistë në emisionin “Blic Interview me Astrit Gashin”, Ramadani tha se mungesa e Kosovës në Forumin Evropian në Bruksel është dëshmi e kësaj qasjeje, duke theksuar se thelbi i problemit nuk është vetëm skandali me këngën nacionaliste që pretendohet se është kënduar në këtë forum, por fakti që Kosova nuk është ftuar fare.

“Kosova nuk është në temë, nuk është në tavolinë, nuk trajtohet si aktor serioz dhe kredibil dhe rrjedhimisht është shmangur prej tavolinës”, deklaroi Ramadani.

Sipas Ramadanit, kjo gjendje paraqet problem serioz për vendin për dy arsye kryesore: sigurinë kombëtare dhe subjektivitetin ndërkombëtar.

Ai theksoi se Kosova ka nevojë për garanci të sigurisë, ku rolin kryesor e ka NATO-ja, por edhe për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, i cili, sipas tij, nënkupton edhe rrugën drejt anëtarësimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ramadani vlerësoi se gjatë tre-katër viteve të fundit Kosova është larguar gradualisht nga tavolinat ku diskutohen çështjet rajonale.

“Ne në këto 3-4 vjet e fundit jemi shmangur, jemi larguar në një farë forme. Kosova është përzënë prej tavolinave në të cilat flitet për Ballkanin Perëndimor”, tha ai./GazetaBlic

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.