KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rama sqarohet për deklaratën në median bullgare: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

Rama sqarohet për deklaratën në median bullgare: Shqipëria nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë në BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet sot në Qafë Thanë për deklaratën e tij të dhënë ditë më parë, se bullgarët duhet të bëhen pjesë e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.

Ai pyetjen e quajti provokim që ngacmon çështje të cilat nuk ekzistojnë.

“E habitshme është se pavarësisht se jetojmë të ndarë me kufi, jemi të ngjajshëm në ngacmimet dhe pyetjet. Po ngacmoni çështje që nuk ekzistojnë. Kam dhënë një deklaratë për median bullgare dhe kam thënë se Maqedonia ka të drejtë të kërkojë garanca për këtë çështje sepse është shtet që ndryshoi edhe emrin për tu anëtarësuar në BE. Po, bullgarët duhet të jenë pjesë e kushtetutës, mirëpo as unë e as Shqipëria nuk mund ta mësojmë Maqedoninë se si të veprojë. Shqipëria nuk do të bëhet asesi vonesë e as pengesë për anëtarësimin e Maqedonisë në BE”, tha Rama. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.