KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Pamje të pazakonta nga SHBA, autostrada ‘mbulohet’ nga misri

Pamje të pazakonta nga SHBA, autostrada ‘mbulohet’ nga misri

Një incident i pazakontë ka shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve në Karolinën e Veriut, SHBA, pasi një sasi e madhe misri është derdhur në rrugë, duke detyruar autoritetet të mbyllin përkohësisht një korsi.

Sipas Departamentit të Transportit të Karolinës së Veriut (NCDOT), incidenti ndodhi në autostradën US 74 West, pranë kufirit mes qarqeve Jackson dhe Swain.

Autoritetet publikuan një fotografi që tregonte sasinë e madhe të misrit të shpërndarë në asfalt, duke i paralajmëruar drejtuesit e automjeteve të tregojnë kujdes.

“Mbajini sytë hapur për ekipet që po punojnë në rrugë dhe ulni shpejtësinë”, thuhej në njoftimin e Departamentit të Transportit.

Zyrtarët e shoqëruan paralajmërimin edhe me disa shaka dhe lojëra fjalësh në anglisht, të lidhura me misrin, duke i dhënë një ton humoristik situatës së pazakontë.

Ekipet e mirëmbajtjes u angazhuan për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit normal të automjeteve.

Nuk janë dhënë detaje se si përfundoi misri në autostradë apo nëse incidenti shkaktoi aksidente. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.