KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Miley Cyrus martohet me Maxx Morando në një ceremoni private në Palm Springs, publikohen fotografitë e para të dasmës

Miley Cyrus martohet me Maxx Morando në një ceremoni private në Palm Springs, publikohen fotografitë e para të dasmës

Miley Cyrus i ka dhënë fund beqarisë! Këngëtarja 33-vjeçare është martuar me muzikantin Maxx Morando, 28 vjeç, në një ceremoni private të organizuar të shtunën në mbrëmje në Palm Springs, Kaliforni.

Sipas fotove të siguruara ekskluzivisht nga Daily Mail, çifti ka shkëmbyer betimet e martesës në prani të familjarëve dhe miqve më të afërt, në një pronë që dikur i përkiste legjendës së muzikës Frank Sinatra.

Ceremonia u drejtua nga Wayne Coyne, anëtar i grupit Flaming Lips, i cili ka bashkëpunuar edhe më parë me Miley Cyrus, shkruan DailyMail.

Për ditën e saj të veçantë, këngëtarja kishte zgjedhur një fustan të bardhë saten, me mëngë të gjata, shpinë të zbuluar dhe një bisht të shkurtër.

Ajo e kishte kompletuar pamjen me flokët e mbledhura lart, vathë të varur dhe këpucë të bardha, duke hequr dorë nga velloja.

Ndërkohë, Maxx Morando kishte zgjedhur një smoking klasik të zi, të kombinuar me këmishë të bardhë dhe kravatë të zezë.

Një nga momentet më emocionuese të ceremonisë ishte ai kur Miley u përlot gjatë shkëmbimit të betimeve.

Këngëtarja u pa duke fshirë sytë me një pecetë, përpara se t’u drejtonte një buzëqeshje të pranishmëve.

Ambientit i kishin dhënë një pamje romantike lulet e bardha dhe qirinjtë e mëdhenj, ndërsa të ftuarit duket se kishin respektuar një kod veshjeje tërësisht të zi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.