Kosova sot do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu, ndërsa në disa zona priten edhe intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 10 deri në 14 gradë Celsius.
Ndërkaq, era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

