Një auto-sallon në Graqanicë është bërë cak i një sulmi me molotov gjatë orëve të para të së premtes.
Sipas raportit të Policisë, dy persona të panjohur dyshohet se kanë hedhur një koktej molotovi në mes të veturave të ekspozuara në auto-sallon, pas së cilës janë larguar nga vendi i ngjarjes me motoçikletë.
Zjarri është arritur të shuhet nga sigurimi i lokalit, duke përdorur aparatin për fikjen e zjarrit.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar. /Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

