Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së shtunës në vendin e tij të punës, në një fermë për kultivimin e peshqve në Istog.
Burime e IndeksOnline kanë mësuar nga personi që u gjet pa shenja jete është Zymer Blakaj, i lindur në vitin 1963.
Në lidhje me rastin, policia ka dhënë detaje në raportin e saj 24 orësh.
“Raportohet se në vendin e tij të punës është gjetur pa shenja jete viktima m/k. Sipas dëshmitarëve viktima kishte qenë në punë në ndërrimin e natës dhe i njëjti ishte gjetur i shtrirë në dysheme të objektit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti dhe trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /IndeksOnline/

