KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Real Madridi fitoi me vështirësi ndaj Celta Vigos, Mourinho zbulon problemet e lojtarëve

Real Madridi fitoi me vështirësi ndaj Celta Vigos, Mourinho zbulon problemet e lojtarëve

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Celtës, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Santiago Bernabeu”, në kuadër të xhiros së 13-të të La Ligës.

Jude Bellingham dhe Carlos Espi realizuan golat për madrilenët, ndërsa Pablo Duran shënoi për mysafirët, të cilët i shkaktuan jo pak vështirësi skuadrës së drejtuar nga Jose Mourinho.

Pas ndeshjes, trajneri portugez pranoi se Celta Vigo ishte një kundërshtar i vështirë, duke vlerësuar mënyrën se si luajti dhe arriti t’ia vështirësonte lojën Real Madridit.

“Shoh gjëra pozitive, përfshirë dëshirën e këtyre lojtarëve për të fituar dhe aftësinë e tyre për t’i kapërcyer vështirësitë”, deklaroi Mourinho për Real Madrid TV, citon gazeta spanjolle AS.

Mourinho: Lodhja ndikon edhe në aspektin mendor

Trajneri i Real Madridit theksoi se Celta ishte shumë e organizuar në lojë, si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe në mbajtjen e topit, duke e bërë të vështirë për skuadrën e tij që të impononte ritmin e zakonshëm.

“Ndeshja ishte jashtëzakonisht e vështirë, kryesisht për shkak të Celta Vigos, e cila di si të luajë, të mbrohet dhe të mbajë topin, si dhe si ta pengojë një ekip që dëshiron të ketë posedimin dhe të fitojë. Celta mban një pjesë të madhe të përgjegjësisë për vështirësitë që hasëm gjatë ndeshjes”, u shpreh ai.

Mourinho zbuloi gjithashtu se një pjesë e lojtarëve të tij nuk ishin në gjendjen më të mirë fizike, për shkak të angazhimeve dhe udhëtimeve të fundit.

“Pashë shumë lojtarë që nuk ishin në gjendje të mirë fizike. Disa u kthyen vetëm të enjten e kaluar, të tjerë nuk kishin fjetur të mërkurën në mbrëmje, ndërsa disa kaluan shumë orë në aeroplan. Lodhja fizike ndikon deri diku edhe në aftësitë mendore”, përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.