KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Kim Jong Un po zgjeron kapacitetet bërthamore të Koresë së Veriut, çfarë zbuluan imazhet satelitore

Kim Jong Un po zgjeron kapacitetet bërthamore të Koresë së Veriut, çfarë zbuluan imazhet satelitore

Ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te konflikti me Iranin, Koreja e Veriut po zgjeron infrastrukturën e saj bërthamore.

Imazhet e reja satelitore tregojnë ndërtimin e objekteve shtesë për pasurimin e uraniumit në kompleksin Yongbyon, duke shtuar shqetësimet për rritjen e arsenalit bërthamor të Phenianit.

Zhvillimi është raportuar nga Wall Street Journal dhe konfirmuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).

Sipas analizës së imazheve satelitore, Koreja e Veriut ka përfunduar nga jashtë ndërtimin e një seksioni të ri në objektin e pasurimit të uraniumit në kompleksin Yongbyon, një nga qendrat kryesore të programit bërthamor të vendit.

Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-s, Rafael Grossi, bëri të ditur se punimet për zgjerimin nisën në mesin e shtatorit 2026, ndërsa deri në fund të tetorit struktura e re ishte përfunduar nga jashtë.

Ky zhvillim vjen pasi Pheniani ka ndërtuar më parë një objekt të dytë të pasurimit të uraniumit në të njëjtën zonë, duke zgjeruar më tej infrastrukturën e tij bërthamore.

North Korea has expanded a uranium-enrichment plant at its main nuclear complex, the latest sign of Pyongyang’s continued expansion of a weapons program that has alarmed neighbors and drawn international condemnation. https://t.co/7mdsL2YI0u— The Wall Street Journal (@WSJ) November 20, 2026

Në shtator, IAEA njoftoi identifikimin e një objekti të ri në Yongbyon, duke krahasuar imazhet satelitore me fotografitë e publikuara nga mediat shtetërore koreano-veriore gjatë një vizite të Kim Jong Un në muajin qershor.

Pasurimi i uraniumit është një proces thelbësor për prodhimin e materialit që mund të përdoret në armët bërthamore. Zgjerimi i objekteve mund t’i japë Koresë së Veriut mundësinë për të rritur kapacitetin e prodhimit të këtij materiali, transmeton tch.

Megjithatë, mbetet e paqartë se sa pajisje janë instaluar në strukturat e reja dhe nëse ato kanë nisur funksionimin.

Duke raportuar para bordit të drejtorëve të IAEA-s, Grossi shprehu shqetësim për zgjerimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të pasurimit të uraniumit nga Pheniani.

Një nga vështirësitë kryesore për bashkësinë ndërkombëtare mbetet mungesa e inspektimeve të drejtpërdrejta në Korenë e Veriut.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.