KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Reali përmbys gjithçka në fund, Bellingham dhe Espi shpëtojnë Mourinhon

Reali përmbys gjithçka në fund, Bellingham dhe Espi shpëtojnë Mourinhon

Real Madridi ka marrë një fitore dramatike, duke përmbysur rezultatin 2-1 ndaj Celta Vigos pas një ndeshjeje të vështirë.

Pablo Duran kaloi në epërsi mysafirët në pjesën e parë, ndërsa Kylian Mbappe pati mundësinë të barazonte, por dështoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë, Reali sulmoi vazhdimisht dhe krijoi shumë raste shënimi. Jude Bellingham më në fund arriti të barazojë rezultatin, ndërsa Carlos Espi realizoi pesë minuta para fundit, duke vulosur fitoren dhe duke ia shpëtuar sërish lëkurën trajnerit Jose Mourinho, transmeton Klankosova.tv.

Me këtë triumf, Real Madridi arrin në kuotën e 33 pikëve dhe barazohet përkohësisht me Barcelonën, e cila të dielën luan në udhëtim ndaj Alaves.

Në ndeshjen e ardhshme, Real Madridi pret Alaveshin, ndërsa Celta Vigo përballet në shtëpi me Villarrealin.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.