KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

ASK zbulon shifrat: Rriten lindjet e shkurorëzimet – bien kurorëzimet

ASK zbulon shifrat: Rriten lindjet e shkurorëzimet – bien kurorëzimet

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet gjatë muajit shtator të këtij viti.

Sipas të dhënave të ASK-së, gjatë këtij muaji janë regjistruar gjithsej 2 mijë e 556 lindje, brenda dhe jashtë Kosovës. Prej tyre, 1 mijë e 378 janë meshkuj dhe 1 mijë e 178 femra.

Krahasuar me muajin gusht, numri i lindjeve është rritur për 2.2 për qind, transmeton Klankosova.tv

Ndërkohë, në shtator janë regjistruar 861 vdekje, prej të cilave 462 meshkuj dhe 399 femra. Në raport me muajin paraprak, vdekjet kanë shënuar rënie prej 11 për qind.

Sa u përket kurorëzimeve, gjatë shtatorit janë regjistruar 1 mijë e 215 raste, duke shënuar rënie prej 37.5 për qind krahasuar me gushtin, transmeton Klankosova.tv.

Në anën tjetër, shkurorëzimet kanë shënuar rritje të ndjeshme. Gjatë këtij muaji janë regjistruar 151 raste në Kosovë, apo 55.7 për qind më shumë se në muajin paraprak.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.