Arsenali ka barazuar 2-2 në udhëtim ndaj Newcastle United, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Premierligës angleze, e zhvilluar këtë të shtunë, më 21 nëntor.
Skuadra e Mikel Artetës kaloi e para në epërsi në minutën e 33-të, me golin e Eberechi Ezes, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, Newcastle reagoi në pjesën e dytë, duke përmbysur rezultatin përmes Harvey Barnes (49’) dhe Malick Thiaw (62’).
Kur dukej se vendasit do t’i merrnin tri pikët, Noni Madueke shënoi në minutën e 78-të për ta vendosur rezultatin përfundimtar 2-2.
Me këtë barazim, Arsenali arkëton një pikë dhe vazhdon të kryesojë tabelën e Premierligës me 28 pikë pas 11 ndeshjeve./lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

