KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Vedat Muriqi: “Duhet të marrim më shumë përgjegjësi si grup”

Vedat Muriqi: “Duhet të marrim më shumë përgjegjësi si grup”

Pas humbjes së sotme ndaj Kocaelisportit, sulmuesi Vedat Muriqi i cili u aktivizua në lojë në minutën e 46-të, me nisjen e pjesës së dytë ka folur për beIN Sports, duke pranuar se skuadra nuk e nisi ndeshjen në mënyrën e duhur dhe duke bërë thirrje për më shumë përgjegjësi nga i gjithë grupi i lojtarëve.

Duke analizuar rrjedhën e takimit, Muriqi u ndal edhe te momenti i golit të anashkaluar të Lukakut, duke vlerësuar se vendimet në fushë mund ta kishin orientuar ndryshe ndeshjen:

“Nuk mundëm ta nisnim ndeshjen ashtu siç donim. Ndoshta, nëse goli i Lukakut do të ishte quajtur i rregullt, tani mund të flisnim për gjëra të tjera.”

Muriqi shprehu keqardhjen për rezultatin e sotëm dhe theksoi nevojën për reagim të menjëhershëm kolektiv, duke vënë veten në qendër të vetëkritikës

“Na vjen keq. Duke filluar nga unë, të gjithë duhet të marrim më shumë përgjegjësi si grup lojtarësh dhe t’i heqim kapelën Fenerbahçes. Do të përpiqemi të jemi të denjë për fanellën e Fenerbahçes” deklaroi ai./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.