KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shkarkohen dy zyrtarë në Bashkinë e Tiranës

Shkarkohen dy zyrtarë në Bashkinë e Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur shkarkimin e dy zyrtarëve të lartë të këtij institucioni, Rigers Sheqerit, kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, dhe Zhaneta Beqirit, drejtoreshë e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve.

Sipas TCH, vendimi për largimin e Beqirit lidhet me shkelje me pasoja ekonomiko-financiare, të konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Ndërkohë, në proces largimi nga detyra raportohet se është edhe Elona Lalaj, drejtoreshë e Policisë Bashkiake.

Largimi i Lalajt është komentuar edhe nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste për Tiranën. Rama kritikoi mundësinë e shkarkimit të saj për shkak se nuk kishte pëlqyer dhe shpërndarë postimet e Veliajt në rrjetet sociale.

“Po si mund largohet nga puna arbitrarisht një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e kryepolicit bashkiak të kryeqytetit […] pse nuk u bëjnë like e share dorëshkrimeve të Lalit nga burgu imagjinar politik?”, deklaroi Rama.

Kryeministri paralajmëroi gjithashtu reagim të ashpër politik ndaj zyrtarëve që, sipas tij, zbatojnë vendime të padrejta ndaj punonjësve të Bashkisë së Tiranës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.