KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Sllovenia tërhiqet nga “Eurovision”, arsyeja është interesante

Sllovenia tërhiqet nga “Eurovision”, arsyeja është interesante

Sllovenia nuk do të marrë pjesë në Këngën e Evrovizionit 2027 dhe ndryshe nga gara e këtij viti arsyeja e tërheqjes nuk lidhet me pjesëmarrjen e Izraelit.

Televizioni publik nuk ka para të mjaftueshme për të financuar performancën e përfaqësueses së saj, konfirmoi drejtoresha e televizionit Ksenia Horvat.

RTV Sllovenia do të ketë një buxhet të kufizuar vitin e ardhshëm andaj duhet të ulë kostot dhe të rishikojë financimin e përmbajtjeve të caktuara programore, pasi po përballet me shpenzime në rritje për paga, energji dhe prodhim programesh, ndërsa në të njëjtën kohë po regjistron rënie të të ardhurave nga reklamat.

Sllovenia nuk performoi as në Evrovizionin 2026, por atëherë vendimi ishte i natyrës politike. Së bashku me Spanjën, Irlandën, Holandën dhe Islandën, ajo bojkotoi garën për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit dhe luftës në Gaza.

Irlanda dhe Holanda kanë njoftuar tashmë se nuk do të marrin pjesë as në vitin 2027, ndërsa Sllovenia tani përmend mungesën e parave si arsye për mungesën e saj.

Kanadaja do të jetë midis pjesëmarrësve për herë të parë, dhe Maqedonia e Veriut, e cila ka munguar për disa vite, po kthehet në garë.

Festivali i Këngës së Evrovizionit 2027 do të mbahet në Burgas të Bullgarisë nga data 11 deri më 15 maj.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.