Paris Saint-Germaini është në ankth të madh për gjendjen e Désiré Doué-së, pasi anësori francez u detyrua të braktisë fushën me barelë në minutën e 45-të të pjesës së parë në ndeshjen kundër Nicës.
Talenti i lindur në vitin 2005 pësoi një përdredhje të pazakontë të gjurit një moment që ndodhi pa asnjë kontakt me ndonjë kundërshtar ndërsa reagimi i tij i menjëhershëm duke shpërthyer në lot ka shtuar frikën se bëhet fjalë për një dëmtim serioz dhe mungesë të zgjatur.
Ky zhvillim përbën një goditje të rëndë për trajnerin Luis Enrique, i cili përveçse nuk mund të llogarisë te Khvicha Kvaratskhelia për shkak të një problemi në gju – tani rrezikon të mbetet pa një tjetër opsion të rëndësishëm në krahët e sulmit për një periudhë të gjatë.
Natyra e saktë e dëmtimit dhe koha e parashikuar e rikuperimit për Doué-në do të bëhen të ditura pas ekzaminimeve mjekësore të detajuara./IndeksOnline/

