KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trupat evropiane nga 11 shtete mbajnë stërvitje ushtarake në Poloni për një mision të mundshëm në Ukrainë

Trupat evropiane nga 11 shtete mbajnë stërvitje ushtarake në Poloni për një mision të mundshëm në Ukrainë

Rreth 2 mijë e 800 pjesëtarë të forcave ushtarake nga 11 shtete evropiane po marrin pjesë në një stërvitje dyjavore në Poloni, në kuadër të përgatitjeve për një mision të mundshëm pas përfundimit të luftës në Ukrainë.

Stërvitja, e cila ka nisur më 9 nëntor, synon të testojë aftësinë e vendeve pjesëmarrëse për të dislokuar trupa në Ukrainë, me qëllim stabilizimin e vendit dhe rindërtimin e kapaciteteve të tij ushtarake pas përfundimit të luftës.

Ushtrimet po zhvillohen në juglindje të Polonisë, në poligonin ushtarak të Nowa Debas, ndërsa në to po marrin pjesë trupa nga Belgjika, Estonia, Franca, Gjermania, Lituania, Holanda, Spanja, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar. Polonia po ofron mbështetje logjistike, ndërsa Turqia po merr pjesë në distancë nga Stambolli.

Forca shumëkombëshe, e udhëhequr nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, është një iniciativë ushtarake jashtë strukturave të NATO-s dhe pjesë e të ashtuquajturit “Koalicioni i të Vullnetshmëve”, një grupim politik prej 37 shtetesh që mbështesin Ukrainën.

Stërvitja vjen në një kohë tensionesh të shtuara, pasi të premten dy objekte që dyshohet të kenë qenë raketa ruse dhe një dron me motor reaktiv hynë në hapësirën ajrore të Polonisë. Ato ranë në juglindje të vendit, në një distancë prej disa dhjetëra kilometrash nga poligoni ku po zhvilloheshin ushtrimet ushtarake.

Ministri polak i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz, ka deklaruar se incidenti nuk ishte i rastësishëm dhe se ishte i koordinuar me stërvitjen ushtarake.

“Ky nuk ishte një incident i rastësishëm. Ai ishte i koordinuar ngushtë me demonstrimin tonë të forcës sot”, ka deklaruar ai të premten në një konferencë për media.

Edhe kryeministri polak, Donald Tusk, e ka cilësuar shkeljen e hapësirës ajrore si një provokim të mundshëm të qëllimshëm, të planifikuar që të përkojë me stërvitjet. Të njëjtin vlerësim e kanë ndarë edhe ministrat e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, të cilët po merrnin pjesë në ushtrime.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting, ka thënë se veprimet e presidentit rus, Vladimir Putin, duhet të vlerësohen përmes asaj që ai bën dhe jo përmes deklaratave të tij.

“Pika thelbësore që u dëshmua gjatë natës është se Putinin duhet ta gjykosh nga ajo që bën, jo nga ajo që thotë. Ky është një njeri që tha se nuk do ta pushtonte Ukrainën vetëm pak ditë para se ta pushtonte atë”, ka deklaruar Streeting për Associated Press.

Ndërkohë, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bërë të ditur se Franca ka angazhuar 1 mijë e 100 trupa në këtë iniciativë, duke theksuar se koalicioni po zhvillon operacione tokësore, ajrore dhe detare.

Sipas zyrtarëve ushtarakë britanikë, përgatitjet për këtë stërvitje kanë zgjatur 12 muaj.

Gjeneral brigade Campbell Close ka theksuar se ushtrimet kanë karakter mbrojtës dhe synojnë testimin e planeve për dislokimin e forcave.

“Ky është një ushtrim për dislokimin e trupave. Ne jemi një forcë mbrojtëse”, ka deklaruar ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.