KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Privohet nga liria 56-vjeçari për gjueti të paligjshme në Dellçevë

Privohet nga liria 56-vjeçari për gjueti të paligjshme në Dellçevë

Një 56-vjeçar nga fshati Grad i Dellçevës është privuar nga liria nën dyshimin për kryerjen e gjuetisë së paligjshme.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 20 nëntor 2026, rreth orës 20:00, kur nëpunës policorë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare – Lindje kanë arrestuar A.A. (56), në një arë në territorin e fshatit Grad.

Pas informacioneve të siguruara paraprakisht dhe kontrolleve të kryera në terren, policia e ka kapur 56-vjeçarin duke kryer gjueti të paligjshme me një armë gjahu të përshtatur për gjueti gjatë natës.

Gjatë kontrollit personal, atij i janë gjetur dhe konfiskuar fishekë të kalibrit 12 mm, si dhe një gëzhojë e një fisheku të shkrepur të të njëjtit kalibër. Për municionin, sipas policisë, personi posedonte leje. Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.