KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ramadani: Frika nga zgjedhjet e shtyu Kurtin ta votojë Ligjin për Specialen

Ramadani: Frika nga zgjedhjet e shtyu Kurtin ta votojë Ligjin për Specialen

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka deklaruar se miratimi i ligjit në fjalë u bë vetëm në momentet e fundit, pasi sipas tij, në të kundërtën vendi do të shkonte në zgjedhje të reja.

Në emisionin “Blic Interview me Astrit Gashin”, Ramadani tha se kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje u detyruan ta miratonin ligjin për shkak të situatës politike dhe mundësisë që të përballeshin me zgjedhje në një klimë të tensionuar.

Sipas tij, Vetëvendosja do të detyrohej të hynte në fushatë zgjedhore në një situatë të tensionuar, me njësi speciale të Policisë, dhe kjo, sipas Ramadanit, ndikoi në vendimin për votimin e ligjit.

“Ligji nuk ka pasur fare mundësi që të miratohej nëse nuk do të ishte dita e fundit. Nëse nuk do të miratohej ligji, Kosova do të shkonte në zgjedhje dhe, në gjithë atë situatë tensionuese me potencial të rritjes së tensioneve, gjithçka është e qartë, sipas meje, për Kurtin dhe Vetëvendosjen. Ata do të detyroheshin të shkonin në fushatë zgjedhore me njësi speciale të Policisë dhe vetëm kjo i ka shtyrë ta votojnë ligjin”, u shpreh Ramadani./GazetaBlic

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.