Bayer Leverkuseni po dominon plotësisht ndaj Paderbornit në ndeshjen e kampionatit gjerman, Bundesliga, ku në minutën e 70-të të takimit po avancon me rezultatin e thellë 4:0.
Vendasit zhbllokuan shifrat qysh në minutën e 14-të me anë të Afonso Moreiras, i cili shënoi pas asistimit të Malik Tillmanit, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.
Me të nisur fraksioni i dytë, Leverkuseni shpërtheu me tre gola të shpejtë brenda 12 minutave. Fillimisht, në minutën e 47-të, Afonso Moreira realizoi golin e dytë personal pas pasimit të Nathan Tellas (2:0), ndërsa katër minuta më vonë (51’), Patrik Schick trefishoi epërsinë sërish me asistim të Tellas (3:0).
Seria e golave nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e 59-të Ezequiel Fernandez dërgoi topin në rrjetë për 4:0, këtë herë i shërbyer nga protagonisti kryesor i ndeshjes, Afonso Moreira. Ndërkohë, me kartonë të verdhë te Leverkuseni janë ndëshkuar Ezequiel Fernandez (54′) dhe Miguel Gutiérrez (55′).
Ndeshja po hyn në fazën e saj të fundit, me Bayer Leverkusenin që tashmë e ka të siguruar fitoren dhe tre pikët e radhës./IndeksOnline/
🚨🇩🇪 | GOAL: PATRIK SCHICK MAKES IT THREE FOR BAYER LEVERKUSEN!
Leverkusen 3-0 Paderborn. https://t.co/pcCD5cts78
— TheGoalsZone (@TheGoalsZone) November 21, 2026

