Como ka regjistruar një tjetër fitore në Serie A, duke mposhtur Cagliarin me rezultat 2-0.
Ramon dhe Da Cunha ishin autorët e golave për vendasit, të cilët zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, duke dominuar lojën dhe krijuar edhe disa raste të tjera për shënim, transmeton Klankosova.tv.
Me këtë fitore, Como ngjitet në vendin e katërt me 26 pikë, gjashtë më pak se lideri Lazio.
Në xhiron e ardhshme, Como do të presë Juventusin, ndërsa Cagliari do të përballet me Milanin.
Burimi: klankosova.tv ↗

