KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Duel shqiptarësh në Ukrainë: Tahiri realizon, Zabërgja asiston, por fitorja i takon Kolosit

Duel shqiptarësh në Ukrainë: Tahiri realizon, Zabërgja asiston, por fitorja i takon Kolosit

Ardit Tahiri ka shënuar gol në fitoren e Kolos Kovalivkas ndaj Kharkivit, ku luan Baton Zabërgja, duke fituar kështu përballjen direkte me bashkëkombësin e tij.

Kolos Kovalivka triumfoi të shtunën me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të të kampionatit elitar ukrainas.

Kharkivi e nisi më mirë takimin, duke kaluar në epërsi 1-0 që në minutën e parë. Asistues për këtë gol ishte Baton Zabërgja.

Megjithatë, përgjigjja e vendasve erdhi në minutën e 18-të, kur Ardit Tahiri shënoi për ta barazuar rezultatin në 1-1. Kolosi më pas arriti të realizonte edhe golin e fitores për 2-1.

Tahiri u aktivizua deri në minutën e 61-të, ndërsa në të njëjtën minutë nga loja dolën edhe Igri Kasalla dhe Arinaldo Rrapaj.

Në anën tjetër, Zabërgja e kompletoi tërë ndeshjen për Kharkivin, ndërsa Ermir Rashica e ndoqi takimin nga banka rezervë.

Pas 13 xhirove, Kharkivi ka 21 pikë, kurse Kolos Kovalivka numëron 15 pikë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.