KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Qëllimi është të kthehem dhe kontribuoj për vendin tim”/ Maqedonci prezanton dronin e të riut që po studion në Mynih

“Qëllimi është të kthehem dhe kontribuoj për vendin tim”/ Maqedonci prezanton dronin e të riut që po studion në Mynih

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka prezantuar një dron vrojtues, të ndërtuar nga 4 studentë shqiptarë.

Sipas Maqedoncit, grupi i studentëve kryesohej nga Drit Sanaj, i riu që po ndjek studimet master në Mynih, e që ka shprehur dëshirën e tij për të kontribuar për vendin, transmeton IndeksOnline.

 “Kemi të rinj të jashtëzakonshëm, brenda dhe jashtë Kosovës. Detyra jonë është t’u krijojmë mundësi që dijen dhe talentin e tyre ta kthejnë në zhvillim për vendin tonë” ka thënë Maqedonci.

Ky është postimi i plotë i tij:

“E dua Kosovën, qëllimi është të kthehem dhe të kontribuoj për vendin tim.”

Këto janë fjalët e Drit Sanajt, një të riu nga Kosova, i cili po ndjek studimet master në Universitetin Teknik të Mynihut në Gjermani. Driti, së bashku me tre studentë të tjerë shqiptarë nga Kosova, ka ndërtuar një dron vrojtues, të cilin e prezantuan në garën ndërkombëtare “European Defense Tech Hackathon”, që po mbahet për herë të parë në Kosovë. Droni arrin shpejtësi deri në 70 km/h dhe ka kapacitet bartës deri në 6 kilogramë.

Falë talentit dhe aftësive të tij, Driti ka qenë i angazhuar edhe në disa projekte të kompanisë së mirënjohur BMW (Bayerische Motoren Werke). Për të marrë pjesë në këtë garë, ai ka marrë disa ditë pushim dhe ka ardhur në Kosovë.

Kemi të rinj të jashtëzakonshëm, brenda dhe jashtë Kosovës. Detyra jonë është t’u krijojmë mundësi që dijen dhe talentin e tyre ta kthejnë në zhvillim për vendin tonë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.