KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Vdes në moshën 89-vjeçare Paolo Bulgari, një nga emrat e njohur të luksit italian

Vdes në moshën 89-vjeçare Paolo Bulgari, një nga emrat e njohur të luksit italian

Paolo Bulgari, një nga figurat e njohura të shtëpisë italiane të bizhuterive luksoze Bulgari, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga familja, e cila e kujtoi si një njeri me humanizëm të thellë dhe një sipërmarrës që e deshi Italinë dhe e përfaqësoi atë në botë.

Paolo Bulgari, nipi i themeluesit Sotirios Bulgari, iu bashkua biznesit familjar në vitin 1960 dhe luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e markës, duke kontribuar në konsolidimin e saj si një prej emrave më të njohur ndërkombëtarë të industrisë së luksit.

Në vitin 1984, ai mori drejtimin e kompanisë si president, duke ndihmuar në zgjerimin e saj ndërkombëtar dhe në ruajtjen e identitetit karakteristik të Bulgari, të mbështetur në mjeshtërinë artizanale, estetikën italiane dhe përdorimin e gurëve të çmuar. /ATSH

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.