KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Protestat në Francë mund t’u kushtojnë kompanive të sigurimit 207 milionë euro

Protestat në Francë mund t’u kushtojnë kompanive të sigurimit 207 milionë euro

Dëmet e shkaktuara gjatë protestave të pandërprera në Francë kundër kostos së jetesës do t'u kushtojnë kompanive të sigurimit një shumë prej 207 milionë eurosh.

Siguruesit francezë thonë se kjo kosto është e lartë, veçanërisht për dëmet e shkaktuara gjatë ngjarjeve të përqendruara në periudhat brenda 24 orëve.

Ndër të tjera, ata bëjnë të ditur se 95 për qind e dëmeve të shkaktuara janë ndaj pronave të bizneseve, raporton Euronews.com.

Autoritetet lokale kanë ndarë gjithashtu fonde emergjente për zonat më të prekura, ndërsa një kredi pa interes nga Bpifrance u mundëson tregtarëve të prekur të marrin hua deri në 50 mijë euro, përfshirë edhe për të rimbushur stoqet e mallrave para festave të Krishtlindjeve. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.