Sot, me një akademi përkujtimore, Prishtina nderoi veprën e Xhavit Ahmetit, i cili mbetet në themelet e përpjekjes për liri, dije dhe shtetësi.
Përmes një postimi në Facebook, Komuna e Prishtinës ka theksuar se edhe sot, tridhjetë vjet pas ndarjes së tij nga jeta, kujtimi i tij rikujton se shteti është përgjegjësi e përditshme, transmeton IndeksOnline.
“Ta mbajmë gjallë kujtimin e Prof. Dr. Xhavit Ahmetit është detyrim ndaj brezave të rinj, që ta njohin kontributin e tij dhe sakrificat mbi të cilat u ndërtua shteti ynë. Mirënjohje familjes Ahmeti. Lavdi jetës dhe veprës së tij!”, thuhet në njoftim.
Burimi: indeksonline.net ↗

