KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Rutte: NATO-ja do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak

Rutte: NATO-ja do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Aleanca Veri-Atlantike do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të Polonisë, pas shkeljes së hapësirës ajrore polake nga tre mjete fluturuese ruse.

“Ju garantoj se NATO-ja do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak”, ka deklaruar Rutte në Varshavë, të shtunën, raportoi Agjencia Polake e Shtypit (PAP).

Ai ka bërë të ditur se komandanti i forcave të NATO-s në Evropë, gjenerali Alexus Grynkewich, do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin e çdo kërcënimi ndaj kapaciteteve mbrojtëse dhe parandaluese të Aleancës, si dhe do të bëjë përshtatjet e duhura nëse kjo konsiderohet e nevojshme.

Shkelja e hapësirës ajrore polake ndodhi një ditë më parë, kur autoritetet e Polonisë njoftuan se tre mjete fluturuese, që dyshohet të kenë qenë dy raketa dhe një dron, kishin hyrë në territorin e saj.

Incidente të tilla janë përsëritur edhe më herët, me dronë që kanë depërtuar në hapësirën ajrore të vendeve në krahun lindor të NATO-s gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë, duke shtuar tensionet mes Moskës dhe Aleancës Veri-Atlantike.

Shkelja e fundit ndodhi në kohën kur Polonia po priste stërvitje ushtarake ku merrnin pjesë vende aleate të Ukrainës, të bashkuara në kuadër të koalicionit “Coalition of the Willing”. Zyrtarët polakë e kanë cilësuar këtë përkim si jo të rastësishëm.

Ndërkohë, të hënën në Bruksel pritet të mbahet një takim i Këshillit të Atlantikut të Veriut të NATO-s, ku do të diskutohet shkelja e hapësirës ajrore të Polonisë nga mjetet fluturuese ruse.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.