Motoçiklisti realizon për herë të parë në botë një “kickflip” me motoçikletë.
Banks Hovi ka realizuar një marifet që më parë konsiderohej i pamundur: gjatë kërcimit në ajër, motoçikleta kryen një rrotullim të plotë rreth boshtit të saj gjatësor, poshtë motoçiklistit, i cili më pas e kap dhe arrin të ulet me të dyja rrotat në tokë.
Ky marifet është prej kohësh i njohur në mesin e skateboardistëve, por askush nuk kishte arritur ta realizonte më parë me një motoçikletë të rëndë.
Përgatitjet zgjatën dy muaj dhe kërkuan rreth 1.200 përpjekje.
Hovi u stërvit në temperatura prej 43 gradë Celsius, duke kërcyer drejt një dysheku të fryrë për amortizimin e rënies dhe duke u rrëzuar vazhdimisht.
Gjatë këtij procesi, ai theu kockën e kryqeve dhe kyçin e këmbës, por nuk hoqi dorë nga synimi i tij. /Telegrafi/

