KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Nëntë ndeshje në 29 ditë, Mourinho vendos tri objektiva të mëdha për Real Madridin

Nëntë ndeshje në 29 ditë, Mourinho vendos tri objektiva të mëdha për Real Madridin

Jose Mourinho ka hyrë në fazën e tretë të projektit të tij te Real Madridi, me trajnerin portugez që synon të shohë përparim të mëtejshëm të skuadrës para pushimit të dimrit.

Sipas gazetës spanjolle Diario AS, Mourinho ka vendosur disa objektiva për periudhën deri në Krishtlindje. Ai dëshiron që skuadra të përmirësojë paraqitjet, të sigurojë kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve dhe, në skenarin ideal, ta mbyllë pjesën e parë të sezonit në krye të La Ligës.

Që nga marrja e drejtimit të skuadrës në muajin korrik, trajneri portugez e ka ndarë punën e tij në tri faza. E para ishte e përqendruar në njohjen më të mirë të futbollistëve dhe karakteristikave të tyre, ndërsa e dyta kishte për qëllim përmirësimin e gjendjes taktike dhe fizike të ekipit.

Një prej zhvillimeve më të rëndësishme të kësaj periudhe ka qenë edhe bashkëpunimi mes Arda Gulerit dhe Bernardo Silvës, të cilët janë shndërruar në një prej pikave të forta të skuadrës.

Tashmë Mourinho përballet me një kalendar tejet të ngjeshur, pasi Real Madridi do të zhvillojë nëntë ndeshje brenda 29 ditësh. Pjesa më e vështirë e këtij orari pritet të jetë një periudhë prej vetëm një jave, gjatë së cilës madrilenët do të luajnë si mysafirë ndaj Real Sociedadit, Athletic Bilbaos dhe Arsenalit.

Megjithatë, trajneri ka marrë edhe lajme pozitive para kësaj faze. Aurelien Tchouameni dhe Bernardo Silva janë rikuperuar nga problemet e tyre dhe pritet të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Celta Vigos.

Edhe Eder Militao ka shënuar përparim në aspektin fizik, ndërsa Vinicius Junior rikthehet nga angazhimet me përfaqësuesen në formë të mirë shënimi.

Mourinho, ndërkohë, ka theksuar se ndërtimi i një skuadre fituese kërkon kohë dhe se nuk beson në ndryshime të menjëhershme apo në momente që e kthejnë gjithçka përnjëherë.

Portugezi preferon t’i besojë procesit të punës, duke synuar që skuadra të përmirësohet gradualisht dhe të arrijë objektivat e vendosura para përfundimit të vitit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.