KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Historike për Shqipërinë, Lara Colturi kampione e Botës në ski

Historike për Shqipërinë, Lara Colturi kampione e Botës në ski

Lara Colturi ka arritur fitoren e parë në karrierën e saj në Kupën e Botës në ski, pasi triumfoi të shtunën në disiplinën e slalomit, duke u bërë njëkohësisht sportistja që i siguron Shqipërisë suksesin e parë në këtë garë.

Skiatorja 20-vjeçare e ruajti qetësinë në lëshimin e dytë në pistën Kirchenkar të Austrisë dhe përfundoi garën me kohën e përgjithshme prej 1 minutë e 45.47 sekondash.

Ajo la pas suedezen Sara Hector, e cila pas pozitës së shtatë në lëshimin e parë arriti të ngjitej në vendin e dytë, me 0.27 sekonda më shumë se Colturi.

“Jam jashtëzakonisht e lumtur. Falë meje, skijimi alpin po bëhet gjithnjë e më i njohur në Shqipëri. Është e pabesueshme. Gjithnjë e më shumë njerëz po i ndjekin garat, ndonëse ky sport nuk është pjesë e madhe e kulturës së tyre. Prandaj, kjo është diçka shumë e rëndësishme”, deklaroi Colturi, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Në vendin e tretë u rendit suedezja Anna Swenn Larsson, e cila e kishte përfunduar lëshimin e parë në pozitën e lideres, por nuk arriti ta ruante epërsinë. Ajo mbeti vetëm 0.30 sekonda prapa fitueses.

Fitorja e Colturit vjen pas një fillimi shumë të mirë të sezonit, të cilin e kishte nisur me dy vende të dyta radhazi, duke u pozicionuar ndër pretendentet kryesore në disiplinën e slalomit.

Në garën hapëse të sezonit në disiplinën e sllallomit të madh, në Soelden, ajo kishte mbetur vetëm 0.01 sekonda larg fitores. /Klankosova.tv

Ndiq zhvillimet e kësaj ngjarjeje ↗

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.