KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

A e rrit mjalti sheqerin në gjak? Endokrinologia Ariana Shaqiri sqaron çfarë duhet të dinë personat me diabet

A e rrit mjalti sheqerin në gjak? Endokrinologia Ariana Shaqiri sqaron çfarë duhet të dinë personat me diabet

Mjalti konsiderohet një produkt natyral dhe shpesh përdoret si alternativë ndaj sheqerit të zakonshëm. Megjithatë, konsumimi i tij nuk është pa ndikim në nivelin e glukozës në gjak, veçanërisht te personat që jetojnë me diabet.

Endokrinologia, Ariana Shaqiri, e ftuar në episodin e 96-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit “Kubati”, ka shpjeguar pse personat me diabet duhet të tregojnë kujdes me përdorimin e mjaltit.

Gjatë bisedës, Shaqiri u pyet nëse personat me diabet mund ta konsumojnë mjaltin, duke marrë parasysh se ai shpesh perceptohet si një produkt më i shëndetshëm sesa sheqeri i përpunuar.

Endokrinologia theksoi se origjina natyrale e mjaltit nuk do të thotë se ai nuk ndikon në nivelin e sheqerit në gjak.

“Mjalti nuk preferohet, domethënë edhe mjalti e rrit shumë glikeminë”, u shpreh Shaqiri.

Sipas saj, ndonëse mjalti mund të jetë pjesë e ushqyerjes së personave pa diabet, nuk duhet të krijohet përshtypja se ai është një alternativë që mund të konsumohet pa kujdes nga personat me këtë sëmundje.

“E kuptoj që mjalti është i shëndetshëm për t’u përdorur nga personat që nuk janë diabetikë, por nuk mund të themi që përdorimi i mjaltit nuk e rrit glikeminë, sepse është sheqer”, shpjegoi ajo.

Mjalti përmban sheqerna natyrale, kryesisht glukozë dhe fruktozë, të cilat ndikojnë në nivelin e sheqerit në gjak. Për këtë arsye, edhe kur përdoret si zëvendësues i sheqerit të zakonshëm, sasia e konsumuar mbetet e rëndësishme.

Në këtë kontekst, mesazhi i endokrinologes është se personat me diabet nuk duhet ta konsiderojnë mjaltin si produkt që nuk ndikon në glikemi. Përfshirja e tij në ushqyerje duhet të vlerësohet në kuadër të planit individual të menaxhimit të diabetit.

Gjatë intervistës, Shaqiri foli edhe për konsumimin e kafesë, duke sqaruar se një ose dy kafe në ditë, pa sheqer, përgjithësisht nuk përbëjnë problem për personat me diabet, nëse nuk kanë gjendje të tjera shëndetësore që kërkojnë kufizime.

“Një kafe në ditë, pa sheqer, nuk është problematike”, tha ajo.

Për më shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:

– YouTube www.youtube.com

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.