KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Kendall Jenner përballet me kritika për tutorialin e grimit, fansat e akuzojnë se nuk përdori fare produktin

Kendall Jenner përballet me kritika për tutorialin e grimit, fansat e akuzojnë se nuk përdori fare produktin

Kendall Jenner është vënë në qendër të kritikave pas publikimit të një videoje promocionale për L’Oréal Paris.

Modelja 31-vjeçare u akuzua nga ndjekësit se kishte simuluar aplikimin e fondatinës, pasi në pamjet e publikuara nuk dukej se kishte produkt në sfungjerin që përdorte në fytyrë.

Videoja u publikua më 1 nëntor në TikTok, në kuadër të promovimit të fondatinës Infallible Cushion Foundation, me çmim 19.99 dollarë (rreth 17 euro), shkruan DailyMail.

Në videon e realizuar në stilin ASMR, Kendall shfaqet me një rrobë të bardhë, duke prezantuar produktin para kamerës dhe më pas duke aplikuar sfungjerin në fytyrë.

Megjithatë, shikuesit vunë re se aplikatori dukej bosh, ndërsa modelja kishte tashmë një grim të përfunduar.

Pamjet u shpërndanë edhe në Reddit, ku përdoruesit nuk i kursyen komentet ironike.

Ajo nuk interesohet më as ta fshehë, shkroi një komentues.

Një tjetër reagoi: Vetëm imitim i pastër. Nuk ka asnjë produkt në sfungjer dhe ajo tashmë e ka fytyrën të grimuar.

Kendall është ambasadore globale e L’Oréal Paris që prej korrikut 2023. Në momentin e bashkëpunimit, ajo ishte shprehur e emocionuar për mundësinë për t’u bërë pjesë e familjes së markës.

Deri më tani, as modelja dhe as kompania nuk kanë dhënë një reagim publik lidhur me kritikat. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.