Prokuroria Themelore në Prishtinë zhvilluar një aksion kundër narkotikëve në Prishtinë, ku ka ndaluar katër persona nën dyshimin për përfshirje në vepra penale që lidhen me narkotikët, armëmbajtjen pa leje dhe ndihmën ndaj kryesve të veprave penale.
Të arrestuarit janë S.M, F.B, N.I dhe S.B.
Aksioni është realizuar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, pas zbatimit të masave të veçanta hetimore dhe bastisjeve në disa lokacione.
Gjatë kontrolleve, janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 15.443 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 1.7 gramë kokainë, si dhe katër qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit hashash.
"Me rastin e realizimit kontrolleve në lokacionet e ndryshme janë gjetur dhe sekuestruar, substancë e dyshuar narkotike dhe atë 15.443 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 1.7 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, katër (4) qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit hashash (çokollatë), dy (2) vetura, dy (2) armë zjarri, gjashtëdhjetë e dy (62) fishek të kalibrave të ndryshëm, katër (4) telefona, si dhe të holla në shumën e përgjithshme prej mbi nëntë (9) mijë Euro" – thuhet në njoftim.
Prokurori i shtetit i ka parashtruar gjykatës kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve, me qëllim të sigurimit të pranisë të njëjtëve në procedurë penale. /Klankosova.tv

