KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Incident pas Asamblesë së Partisë Socialiste së Tiranës, Rama përshëndet me dorë studentët protestues

Incident pas Asamblesë së Partisë Socialiste së Tiranës, Rama përshëndet me dorë studentët protestues

Siç ishte paralajmëruar, studentët janë mbledhur këtë të shtunë për të protestuar. Një grup është mbledhur pranë te Akademia e Arteve, aty ku u mbajt Asambleja e Partisë Socialiste e Tiranës.

Në momentin që kryeministri Edi Rama ka dalë nga Asambleja, protestuesit kanë nisur që të thërrasin:

“Poshtë diktatura. Qeveri e krimit”.

Kreu i qeverisë u buzëqeshi, i përshëndeti dhe u tha “hajdeni” duke i ftuar në dialog.

Ndërkohë ditën e djeshme, kryeministri Rama ka takuar një grup studentësh, të cilët sipas tij, janë ata që duan të protestojnë paqësisht dhe jo me gurë.

Madje sot, Rama postoi edhe një video nga ky takim, ku u shpreh se kanë rënë dakord që për momentin të mos publikojnë debatin, po vetëm pamjet./TCH

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.